Shoqëria Brokere e Sigurimit
“ASUC Broker” - Shkup

Sigurimi Kasko

    Polica për regjistrim vlen vetëm për automjetin e të dëmtuarit, por, jo edhe për shkaktarin. Pikërisht kjo është rëndësia e policës Kasko.

    Sigurimi Kasko ka të bëjë vetëm për automjetin tuaj dhe mbulon dëmet e shkaktuara në një aksident trafiku në të cilin ju jeni shkaku i dëmit, si dhe dëmet e shkaktuara si pasoja e fatkeqësisë natyrore, goditjes nga ndonjë objekti, dëmeve nga akte keqdashëse si vjedhja ose dëmtimi i qëllimshëm.

    LLOJET E SIGURIMIT KASKO JANË:

  • Sigurimi Kasko i plotë, pa përfshirjen e rrezikut nga vjedhja,
  • Sigurimi Kasko i plotë me përfshirjen e rrezikut nga vjedhja,
  • Sigurimi Kasko pa franshizë,
  • Sigurimin Kasko me franshizë nga 100, 200, 300, 400 dhe 500 euro.
  • Varësisht nga lloji i paketi, që ju do të zgjidhni, ju mund të mbroni automjetin tuaj nga rreziqet e shkatërrimit ose dëmtimit, siç janë:

  • Aksidenti i trafikut;
  • Katastrofat natyrore (stuhia, breshëri, ortek dëbore);
  • Ndikimi i papritur i jashtëm termik ose kimik;
  • Zjarri, goditja nga rrufeja, shpërthimi;
  • Vjedhja, marrja e kundërligjshme dhe grabitja;
  • Dëmtimet nga akte keqdashëse;
  • Dëmtimi i tapacirisë gjatë dhënies së ndihmës së shpejtë gjatë aksidentit;
  • Manifestimet dhe demonstratat;
  • Rënia ose goditja nga ndonjë objekti tjetër;
  • Dëmtimet e shkaktuara me qëllim parandalimin e një dëmi më të madh;
  • Rënia e ndonjë aeroplani;
  • Tërmeti
  • Përmbytja, vërshimet;