Shoqëria Brokere e Sigurimit
“ASUC Broker” - Shkup

Sigurimi i amvisërisë

Duke siguruar shtëpinë tuaj dhe gjërat në të, është një nga investimet më të mira të cilat mund t’i bëni. Me investim shumë të vogël mund të siguroni mbrojtje dhe siguri të shtëpisë dhe të mirat personale në të. Shuma e sigurimit të objekteve ndërtimore është vlera e vetë objektit. Orenditë në amvisëri sigurohen në shumë prej 30% nga vlera e saj.

Sigurimi i amvisërisë përfshin:

  • Objektet e banimit, banesat, dhe ndërtesat individuale, siç janë, objekte ndërtimore për banim të vendosura me instalim elektrik, termik, kanalizuese dhe të furnizuar me ujë.
  • Përgjegjësinë për dëmet e shkaktuara “nga” dhe ndaj palëve të treta.
  • Sendet në amvisëri, sendet, me të cilat pajiset banesa, sendet për përdorimin personal që gjenden në ndërtesën që i shfrytëzojnë siguruesin dhe anëtarët e familjes së tij.
  • Pagimin e harxhimeve të strehimit për siguruesin dhe familjen e tij kur banesa është dëmtuar në atë masë që nuk është e përshtatshme për të jetuar në të.

Sigurimi i amvisërisë i përfshin edhe këto sigurime themelore të rreziqeve:

  • Zjarri
  • Goditja e rrufesë
  • Shpërthimet (përveç shpërthimit bërthamor) dhe kontaminimi radioaktiv
  • Stuhia
  • Breshëri
  • Vërshime dhe përmbytja
  • Manifestimet dhe demonstratat publike
  • Rrjedha e ujit nga instalimet ujore dhe kanaleve
  • Rrëshqitje dhe zbarkimi i dheut
  • Orteku i borës
  • Vjedhje dhe plaçkitje