Ky sigurim është dedikuar për të gjithë ata të cilët dëshirojnë mbrojtje të përgjithshme shëndetësore dhe cilësi më të lartë të shërbimeve shëndetësore për paratë e tyre. Gjithë ata të cilët janë pjesë e Fondit shtetëror shëndetësor, gjegjësisht kanë sigurim shëndetësor, tani përskaj institucioneve shëndetësore shtetërore mund të shfrytëzojnë shërbime në spitale dhe ordinanca private.
Sigurimi vullnetar shtetëror mundëson shfrytëzimin e shërbimeve shëndetësore në institucionet private shëndetësore me të cilat Sigurimi Viner ka lidhë kontratë për bashkëpunim. Bëhet fjalë spitale private me renome dhe institucione speciale shëndetësore (Sistina, Re – Medika, Medika Plus, ...) në të cilat të siguruarit tanë mund t’i shfrytëzojnë shërbimet shëndetësore në pajtim me kushtet e sigurimit.
Për momentin Sigurim vullnetar shëndetësor është bërë vetëm për kolektive, përkatësisht për kompani dhe institucione të punësuarit e të cilëve do të sigurohen në mënyrë grupore me këtë lloj sigurimi.