Shoqëria Brokere e Sigurimit
“ASUC Broker” - Shkup
Kartoni i gjelbër

Gjatë udhëtimit me automjetin tuaj jashtë Republikës së Maqedonisë (së Veriut), është e nevojshme të keni Kartonin jeshil për automjetin, i cili nënkupton zgjerimin territorial të sigurimit të Autopërgjegjësisë në të gjitha vendet evropiane.
Ky është një lloj sigurimi i detyrueshëm dhe garanci për dëmet e shkaktuara me automjetin tuaj palëve të treta në teritori të vendit ku ka ndodhur aksidentin. Kompania e sigurimit do të kompenzojë dëmin në emrin tuaj.

Kartoni jeshil përfshin:

  • dëmet materiale (automjetet e dëmtuara, objektet në rrugë etj.)
  • dëmet jomateriale (personat e dëmtuar, personat e vdekur, kompenzimet e fondeve të huaja shëndetësore dhe pensionale etj.) D.m.th. Të gjitha dëmet të shkaktuara palëve të treta, sipas ligjeve që janë në fuqi në vendin ku ka ndodhur aksidentin.

Vlefshmëria e Kartonit jeshil është lidhur me vlefshmërinë e polisës për autopërgjegjësinë. Me skadimin e afatit të polisës për autopërgjegjësinë, automatikisht skadon edhe vlefshmëria e Kartonit jeshil.

Çmimi i polisës për Kartonin jeshil varet nga fuqia e motorit, ndërsa për automjet për transportin e mallrave çmimi është fiks

Automjeti Çmimi
Automjet udhëtimi deri më 66 KW – vjetor 3.690 den.
Automjet udhëtimi mbi 66 KW – vjeto 5.536 den.
Automjet udhëtimi deri më 66 KW – mujor 1.850 den.
Automjet udhëtimi mbi 66 KW – mujor 3.075 den.
Automjete tërheqëse, automjete speciale, motoçikleta dhe automjete pune 5.536 den.
Automjete transportuese të mallrave dhe autobusë 17.222 den.